Ferronikeli tregon karakter të fortë, nuk lejon humbjen
Orkestra është gati.
Dirigjentin e kanë përpara.
Por ky nuk është koncert i zakonshëm.
Në kësi mënyre tifozët e skuadrës Uellsiane zgjodhën ta mbështesin skuadrën e tyre të zemrës kundër Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Champions League.
45 minutat e para të lojës ishin të plogështa dhe pa ndonjë rast serioz.
Pak pas fillimit të pjesës së dytë, kapiteni i Ferronikelit tregohet i pakujdesshëm duke shkaktuar 11m.
I pa gabueshëm nga pika e bardhë tregohet realizuesi më i mirë i kësaj skuadre Greg Draper.
E më pak se një çerek ore lojë doli në skenë Aeron Edwards, që shënoi për 2 me 0 duke shfrytëzuar një gabim nga portieri mysafir Deniz Troshupa.
Ferronikeli pati rast që ta shënonte por goditja e Topallit me kokë ishte e pasaktë.
E rast për gol pati edhe Mevlan Zeka por nuk arriti ta konkretizonte rastin.
Por jo shumë më vonë I njejti realizoi golin e shpresës.
E kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar Astrit fazliu neutralizoi shifrat në 2 me 2.
Kështu Kampioni i Kosovës tregoi karakter të fortë duke kthyer gjithçka në favor të vetin.
Ky rezultat është jashtëzakonisht I favorshëm para ndeshjës së kthimit në stadiumin Fadil Vokrri që do të zhvillohet pas një jave.