Salma Hayek shkruan fjalë prekëse pas vdekjes së Cameron Boyce
Salma Hayek ka reaguar pas vdekjes tragjike të Cameron Boyce.
Aktorja 52 vjeçare e cila luajti rolin e nënës së tij në Grown Ups dhe Grown Ups 2, reagoi përmes rrjeteve sociale pas lajmit për vdekjen e tij.
“Kam pasur privilegjin të luaj si nëna e Cameron dhe prandaj kemi qëndruar në kontakt gjatë viteve. Ai ishte i gjallë, i talentuar, i sjellshëm, bujar, qesharak dhe i ndritshëm. Gëzimi i tij do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona. Zemra ime është me familjen e tij”, shkroi ajo duke përfshirë edhe fotografi së bashku.