Shala: Demaskohet plani i Serbisë për “Krize humanitare”, Qeveria ka organizuar pika shitëse në veri
Pas propagandës serbe se në veri të Kosovës ekziston “Kriza humanitare”, duke i mbyllur dyqanet në mungesë të ushqimeve ka reaguar ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala duke thënë se Qeveria e Kosovës në koordinim me ministritë përkatëse kanë organizuar pika shitëse mobile me pakicë në veri.
Ai ka treguar se Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës ka organizuar hapjen e pikave shitëse të përkohshme me pakicë në veriun e vendit, përcjell FaktePlus.
Sipas tij qëllimi i vetëm i këtij aksioni është ofrimi i të gjitha produkteve elementare banorëve të asaj ane.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me disa prej bizneseve më të mëdha të vendit që merren me shitjen e produkteve ushqimore, dhe në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi organizuar pika shitëse mobile me pakicë në veriun e vendit.
Tashmë skenari i Serbisë për propagandë është demaskuar dhe Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të gjithë qytetarët pa dallim.
Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës ka organizuar hapjen e pikave shitëse të përkohshme me pakicë në veriun e vendit.
Qëllimi i vetëm i këtij aksioni është ofrimi i të gjitha produkteve elementare banorëve të asaj ane.
Sot iu kemi dhënë përgjigje të gjitha veprimeve politike të orkestruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova është shtet që ne ndajmë bashkë si shoqëri! E.SH