Presidenti Thaçi dekoron Imer Gashin me Medaljen Presidenciale të Meritave
Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave, këngëtarin e muzikës folklorike Imer Gashin.
Thaçi ka thënë se kjo dekoratë Gashit iu nda për kultivimin e kamotshëm të këtij zhanri muzikor.
“Me Medaljen Presidenciale të Meritave sot e dekorova Imer Gashin, kultivues i kamotshëm i muzikës folklorike dhe ruajtës i vlerave dhe traditave tona kombëtare. Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut. Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Thaçi.