Me aktakuzë, a do t’ia lejojë Britania hyrjen kryetarit të FFK-së?
Një muaj më parë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruair O’Connell ka thënë se zyrtarëve të korruptuar do t’iu ndalohet hyrja në shtetin e tij.
O’Connell pati deklaruar se cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsionin, nuk do të mund të hyjë në Britani.
Ndërkohë që në Britani në shtator do të zhvillohet loja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës.
Ndeshje kjo që do të bëjë, që zyrtarë e tifozë kosovarë të marrin rrugën për atje.
Por, duke pasur parasysh deklaratën e ambasadorit që të korruptuarit nuk do të lejohen të hynë në Angli, nuk dihet nëse kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të lejohet të udhëtojë për në Angli. Po ashtu nuk dihet nëse edhe kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, do të mund të shkojë atje.
LEXO EDHE: Dorëheqjet e njerëzve me aktakuza, a duhet të dorëhiqet edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi?