Digjet një depo në Fushë Kosovë
Një depo është përfshirë nga zjarri para pak minutash në Fushë Kosovë.
Sipas dëshmitarëve, nga flakët po rrezikohet edhe një objekt që ndodhet afër depos, pasi që zjarri është i madh.
Raportohet se depoja ishte e letrave dhe për këtë arsye edhe flaka është shpërndarë shumë shpejt.
Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve, të cilët po merren me rastin.