Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka të lënduar (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar katër persona.
Rasti ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në vendin e njohur “te ura e Klinës”.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.
“Aksidenti ka ndodhur sot pas orës 13:00. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamionetë dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit fillimisht janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë e më pas në emergjencën e spitalit të Pejës”, ka thënë Ibraj.