Milaim Zeka siguron votën pro rrëzimit të Qeverisë
Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, iu ka përgjigjur shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se asnjë deputet i shumicës nuk ka dhënë votë për rrëzimin e Qeverisë.
Deputeti Zeka ka thënë se njëherë ua ka premtuar votën pro rrëzimit të Qeverisë Haradinaj dhe në atë votë opozita mund të llogaritë kur të donë.
“Dje, Glauk Konjufca i VV-se, tha se “asnjë deputet i shumicës nuk ka dhanë votën për rrëzimin e qeverisë”! Gjate vizitës tonë në Holandë, Dr. Fatmire Kollqakut, po edhe ty e Albulena Haxhiut, edhe Rexhep Selimit, ju kam premtu që votën time e keni. Prapë po ju them publikisht: Kur doni llogaritni në votën time”, ka thënë Zeka, shkruan FaktePlus.
Me tutje deputeti Zeka ka shtuar se është i bindur se kjo Qeveri duhet të rrëzohet dhe se këta politikanë duhet të pensionohen sa më shpejt.
“Jam i bindur deri te Zoti qe sa me shpejte te rrezohet kjo qeveri, dhe sa me shpejte qe i qojmë ne pension këta politikan, aq më mirë për Kosovën…!!!”, ka theksuar Zeka. /FaktePlus