“Dardanët” i dhurojnë O’Connellit rekuizita me elementet të përbashkëta Kosovë-Angli
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, ku bashkë me drejtuesit e saj dhe të tifozëve “Dardanët” kanë diskutuar rreth organizimit të dy ndeshjeve mes Kosovës dhe Anglisë, logjistikës dhe udhëtimit të tifozëve te të dyja palëve.
Me këtë rast kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” Lulzim Berisha, i ka dhuruar rekuizita me e;elemente të përbashkëta Kosovë-Angli.
“Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u mbajt takimi mes Ambasadorit Britanik O’Connell, Kryetarit te FFK Ademi dhe Kryetarit të tifo grupit Dardanët Berisha me bashkëpunëtorë. Në takim u bisedua rreth organizimit të dy ndeshjeve mes Kosovës dhe Anglisë, logjistikës së udhëtimit të tifozëve dhe detajeve të mikpritjes si në Angli ashtu edhe në Kosovë. ‘Dardanët’ dhuruan Ambasadorit O’Connell disa dhurata me rekuizita tifozësh me elemente të përbashkëta Kosovë-Angli”, thuhet në një njoftim për media.
Po ashtu, për këtë dy ndeshje diplomati anglez e drejtuesit e FFK-së dhe “Dardanëve” u pajtuan që të kalojnë në festë.
“Në një frymë miqësore të gjithë u dakorduan që të japin më të mirën që këto dy ndeshje, historike për Kosovën, të kalojnë në frymën e festës së vërtetë futbollistike”, thekson njoftimi. /FaktePlus