Sulmon anëtarët e familjes, arrestohet vushtrriasi
Gati çdo ditë raportohet për raste të dhunës në familje.
Viktimat më të shpeshta të sulmeve fizike bazuar në të dhënat e policisë janë gratë.
Por, kohëve të fundit po raportohet edhe për sulme fizike në mes të anëtarëve të familjes.
Para dy ditësh një ngjarje e tillë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, ku një person pas mosmarrëveshjes me anëtarët e familjes i ka sulmuar fizikisht ata.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa për viktimat thuhet se nuk kanë marr lëndime të rënda.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar antarët e familjes. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./FaktePlus