Buffon i vendosur të kthehet në Juventus
Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, është i vendosur që ta bëjë kthimin sensacional në këtë klub pasi ka njoftuar për largimin nga Paris Saint-Germain.
41 vjeçari u largua nga Serie A me t’i skaduar kontrata në qershor të 2018-ës, pas 17 vjetësh të qëndrimit në klub, ku kaloi në Francë për një vjet te Paris Saint-Germain.
Së fundmi ai ka njoftuar se do të largohet nga Parisi megjithë që iu ofrua kontrata e re.
Goal.com mëson se italiani tash është i vendosur që të rikthehet në Torino.