Jeta e ish-kampionit të botës në rrezik
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Wladimir Klitschko, ka treguar gjatë ditës së sotme se ai dhe familja e tij u shpëtuan nga zjarrëfikësit në mes të natës.
Jeta e ish-boksierit ukrainas ishte në rrezik pasi jahti me të cilën ai po lundronte në Spanjë mori flakë.
Klitschko kishte dalur për peshkim me familjen e tij, derisa ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës.
“Ishim në mes të detit, në zonën e Majorkës, kur na shpëtuan zjarrëfikësit. Anija kishte marrë flakë dhe ne po përpiqeshim që të shpëtonim, duke qëndruar jashtë anijes. Për fat jemi të gjithë mirë”, thotë Klitschko.
Be careful what you wish for: fate took my wish for “some #adrenalin” a bit too literally and our boat-trip Sunday night ended up in our boat #igniting and family & friends being evacuated by coast guard and fire rescue-team. No worries: we are all fine! #theroofisonfire #song😱 pic.twitter.com/sGN7xfG5JM
— Klitschko (@Klitschko) June 25, 2019
43-vjeçari humbi titujt e kampionit të botës në peshën e rëndë pas duelit me Tuson Fury në vitin 2015.
Më pas, ai dështoi t’i rimerrte titujt pas duelit me një tjetër britanik, Anthony Joshua.
Në vitin 2017, ish-boksieri i famshëm nga Ukraina u tërhoq përfundimisht nga sporti.