Eni Koçi pozon me këmbë përpjetë, ky është komenti i Gencit
Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj janë të pandashëm. Çifti i njohur ka treguar përmes dedikimeve dhe komenteve të lëna nëpër rrjete sociale, se po përjetojnë vërtetë një histori dashurie.
Eni ka publikuar së fundmi në rrjetin social “Instagram” një foto tejet provokuese. Me këmbët e ngritura dhe me një trupore të zezë, vëmendja nuk mund të mos tërhiqet nga hiret e këngëtares.
“E preferuara ime. Pak më vonë do të publikoj edhe një video që të shihni sakrificat për këtë foto”-ka shkruar Eni krahas fotografisë, poshtë së cilës ka komentuar edhe Prevlukaj. Ai e ka krahasuar partneren e tij me gurin më të çmuar, diamantin.