Florent Muslija i bashkohet Kosovës, “Dardanët” i urojnë mirëseardhje
Tashmë edhe zyrtarisht futbollisti kosovar i Hanoverit të Gjermanisë Florent Muslija do ta vesh fanellën e Kosovës.
Ai është takuar me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku edhe ka nënshkruar një deklaratë me të cilën konfirmon se në shtator do të grumbullohet me Kosovën dhe do ta përfaqësojë Kosovën.
Ndërsa, menjëherë tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” i kanë uruar mirëseardhje futbollistit kosovar.
“Mirë se erdhe o Dardan”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha.
Florenti është vetëm 20 vjeçar dhe sipas vlerësimeve ai çmimin në treg e ka 3 milionë euro. /FaktePlus