Aksidentohet me veturë, vdes 49 vjeçari
Një person ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti të vet-shkaktuar nga tashmë i ndjeri A.B nga Kamenica.
Prokuroria Themelore në Gjilan, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se se sot, rreth orës 13:30 minuta, dyshohet të ketë ndodhur një vet aksident me fatalitet, si pasojë e të cilit drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.
“Dyshohet që sot, rreth orës 13:30 minuta, në rrugën Prekovc-Llabjan, drejtuesi i automjetit – tani i ndjeri A.B., 49 vjeç, nga Kamenica, duke drejtuar automjetin e markës ‘’VË Sharan’’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin, ku edhe ka shkaktuar vet aksident, me ç’rast si pasojë edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Me tutje në njoftim theksohet se vdekja e ngasësit të automjetit është konstatuar pasi ishte dërguar në QKUK.
“I ndjeri pas aksidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thekson njoftimi. /FaktePlus