Haradinaj thotë se Albright i dha zë dhe rrugë përpjekjeve për liri dhe pavarësi
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka kujtuar të gjithë angazhimin dhe përpjekjet që ka bërë ish-sekretaresha Madeliene Albright për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Haradinaj thotë se është i nderuar me pjesëmarrjen e ish-sekretareshës Albright pikërisht në 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.
“Jemi të nderuar që sot, po e shënoni bashkë me ne, 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Që sot bashkë me ne, po nderoni sakrificën ndër breza, të popullit të Kosovës, për liri dhe pavarësi. Po nderojmë e kujtojmë dëshmorët e martirët e kësaj toke, sakrificën e secilit prej nesh”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Më poshtë statusi i tij plotë: