Shakira dhe Alejandro Sanz ribashkohen në Barcelonë për të performuar “La Tortura”
Shakira dhe Alejandro Sanz kanë qenë shok për një kohë të gjatë. Por pas publikimit të hitit të tyre “La Tortura” kaloi në tjetër nivel.
Të shtunën, Alejandro Sanz u ndalua në Barcelona, ku ylli spanjoll është duke përgatitur një surprizë të madhe për të gjithë fansat e tij.
Ai ftoi Shakirën të performojë këngën e tyre “La Tortura”.
“Ajo është një nga ata miqtë, të cilët, me afërsinë e saj, ndryshojnë fjalën e shpirtit tim dhe nëse mund të kërkoj një dëshirë për këtë koncert, do të këndoja me të”, tha Sanz.
Shak postoi një video duke njoftuar surprizën për performancën.
“Jam shumë e lumtur, sepse mua gjithmonë më mungon skena”, tha ajo.