Letër ministrit të Kulturës: Të ndalen mëkatet, ndaj Teatrit Kombëtar të Kosovës
Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës po kërkon nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, që të mos lejoj rivendosjen e Agon Myftarit në krye të udhëheqjes artistike të Teatrit Kombëtar.
“Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke marrë për bazë se momenti i përzgjedhjes së udhëheqësit artistik po afrohet, i’u bën thirrje organeve vendimmarrëse, që ky proces të zhvillohet me transpatencë dhe përzgjedhja e kandidatit fitues të bëhet më kujdes dhe bazuar në kritere meritore, për shkak të rëndësisë se madhe që përfaqëson kjo pozitë për TKK-ën dhe artistët skenik”, thuhet në letrën e hapur drejtuar ministrit Gashi.
“Mos lejoni që të rivendoset në krye të udhëheqjes artistike të TKK-së ndonjë individ i tillë, që në mënyrë zingjirore do të skandalizonte thellësisht proceset nëpër të cilat merr pjesë, duke e komprometuar seriozisht institucionin që përfaqëson dhe kredibilitetin e tij. Si përfundim, Agon Myftari duke dëshmuar nëpërmjet plagjiaturës së tij paaftësi për të qenë regjisor, por duke u shquar nga pasioni për të ardh në shprehje me çdo kusht, pasi që Zoti nuk i’a dha dhuntinë për të qenë artist, u shndërrua në virus skenik, ku për katër vjet e helmatisi skenën e TKK-së, si kompensim për aftësinë dhe autoritetin e munguar në art”, thuhet ndër tjera në letrën e ShSTKK, të titulluar “të ndalen mëkatet ndaj Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Letra e plotë:
Të ndalen mëkatet, ndaj Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Drejtuar: Këshillit Drejtues të TKK-së
C.c Ministrit të MKRS-së z Kujtim Gashi
Letër e hapur
Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke marrë për bazë se momenti i përzgjedhjes së udhëheqësit artistik po afrohet, i’u bën thirrje organëve vendimarrëse, që ky proces të zhvillohet me transparencë dhe përzgjedhja e kandidatit fitues të bëhet më kujdes dhe bazuar në kritere meritore, për shkak të rëndësisë se madhe që përfaqëson kjo pozitë për TKK-ën dhe artistët skenik.
I gjithë komuniteti artistik është i vetëdijshëm se çfarë mëkati dhe dëmi i pakompenzueshëm historik i është bërë TKK-së dhe artistëve meritorë të këtij institucioni, më rastin e përzgjedhjes dhe mos shkarkimit të udhëheqësit artistik të kaluar Agon Myftari, prandaj gabime të tilla do të ishin të pafalëshme të ndodhnin edhe në këtë proces.
Agon Myftari, fillimisht ka rezultuar i paaftë në ushtrimin e profesionit të regjisorit, kur në maj të vitit 2013 duke u thirrur në autorësi regjisoriale, nga skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka kopjuar njëqind për qind veprën skenike ” 39 shkallët “, të realizuar kohë më parë në Teatrin Kritik në Broadway.
Kjo plagjiaturë klasike e kësaj vepre skenike u konfirmua, pas një muaji prej vetë produksionit West End, nga i cili ishte blerë e drejta për inskenim e tekstit.
Si rrjedhojë e këtij skandali, TKK-ja në atë kohë u detyrua t’a largoi këtë shfaqje nga repertuari, por fatkeqësisht nuk ndërmori kurrëfar masash penalizuese ndaj vjedhësit të kësaj vepre skenike.
Duke i’u referuar thënjes: ” Kur nuk e ndëshkon krimin, të ndëshkon ai ty “, edhe Teatri Kombëtar i Kosovës u ndëshkua nga krimi të cilin nuk e ndëshkoi, përderisa paradoksalisht nga një Këshill Drejtues i papërgjegjëshëm në atë kohë (që nuk kishte parasyshë interesat e TKK-së, por përdorjën e këtij institucioni për interesa personale të ulëta dhe meskine), pas dy vitesh pra në qërshor të vitit 2015 zgjedhët për udhëheqes artistik plagjiatori i konfirmuar tashmë Agon Myftarin, fatkeqësisht në një pozitë ku i njëjti duhej të vëndoste për vlerat interpretative dhe skenike, përfshirë dhe autenticitetin e tyre.
Pasi që fillimisht artistëve më të mirë që ka TKK-ja në gjirin e saj, u’a mohoi daljen në skenë për vite të tera dhe pasi e shndërroi TKK-në në një çerdhe klanësh, ku josheshin aktorë të caktuar dhe përzëheshin nga skena aktorë të tjerë, Agon Myftari me datë 23.05.2017 e sulmoi fizikisht brenda objektit të TKK-së aktorin e Trupës Rezidente, z. Veton Osmani.
Të nesërmen pra me datë 24. 05.2017 Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, doli më një kumtesë në media, ku konfirmohej dhe denohej sulmi ndaj z. Veton Osmani.
Agon Myftari i leçitur totalisht nga vlerat morale e njerëzore, pa fije turpi del publikisht dhe me gjakftohëtësi e mohon sulmin (nëpërmjet artikullit me titull: “ Shoqata Sindiale veçse një paqavurë koti”, të botuar po me datë 24.05.2017 në gazetën online kultplus), pasi mundohet se mashtroi mediat dhe opinionin duke sulmuar SHSTKK-në, se kinse i kishte manipuluar mediat dhe publikun me lansimin e lajmit “të rremë”, ku përfshihej ai në sulm fizik.
Në të njëjtin artikull Agon Myftari drejton një sërë shpifjesh, fyerjesh dhe ofendimesh në drejtim të udhëheqësve të SHSTKK-së, edhe pse lajmi ishte i saktë dhe të apostrofuarit në fjalë përfaqësonin krenarinë e TKK-së, si për nga vlerat morale e njërëzore, ashtu edhe për nga ato artistike. Vlenë të theksohet se me datë 28.12.2017 me anë të aktgjykimit P. nr 4830/2017, Agon Myftari shpallet fajtor nga gjykata për sulm fizik ndaj aktorit z Veton Osmani.
Me datë 24.10.2018 ky aktgjykim bëhet i plotfuqishëm dhe merr formë të prerë, por Agon Myftari kurrë nuk i kërkoi falje mediave se i kishte gënjyer me rastin e mohimit të këtij sulmi, nuk i kërkoi falje as SHSTKK-së dhe udhëheqësve të saj se kishte shpifur ndaj tyre, i kishte fyer dhe ofenduar publikisht, madje nuk i kërkoi falje as viktimës se tij z. Veton Osmanit, për dhunën e ushtruar ndaj tij.
Fatkeqësisht me rastin e përzgjedhjes se tij në pozitën e udhëheqësit artistik u vendos precedenti, se edhe një vjedhës skenik mund të bëhet udhëheqës artistik në TKK, kurse në rastin e dytë (të mos shkarkimit, për shkak të konfirmimit nga gjykata të fajësisë për sulm fizik) u vendos precedenti edhe më i rëndë, se edhe nëse i sulmon fizikisht të tjerët nga pozita e udhëheqësit artistik, ke imunitet të mos japesh llogari.
Pra paradoksalisht edhe pas këtij vendimi nga gjykata, Agon Myftari tashmë plagjiator i konfirmuar dhe dhunues i kualifikuar, nuk shkarkohet nga pozita, por lihet të vazhdojë deri në fund mandatin, për të viktimizuar edhe më tutje TKK-në dhe artistët meritorë të këtij institucioni.
Rrjedha e sulmeve të tij vazhdoi edhe pas vendimit të gjykatës, ku Agon Myftari shpallet fajtor për veprën penale lëndim i lehtë trupor, kur me datë 31.01.2018, nëpërmjet raportit vlerësues me numër 34/17, viktimës së tij z. Veton Osmani i vendos notën 1 në përformancë dhe 1 në sjellje, me arsyetimin se kinse z. Osmani e kishte ofenduar Agon Myftarin më parë (referuar momentit kur Agon Myftari e kishte sulmuar fizikisht aktorin Veton Osmani).
Këso storyesh paradoksale ku dhunuesi e shpallë fajtor viktimën, janë më të vertetë të paakceptueshme për një mendje të shëndoshë, që jeton në kontinentin evropian të shekullit 21, por kjo lejohet të ndodhë në institucionin me të lartë kulturor të vendit tonë dhe fatkeqësisht trajtohet si veprim normal dhe i padënueshëm.
Përveç këtij raporti, Agon Myftari i etur për të sulmuar dhe shkatërruar ç’do vlerë të mbetur në TKK, në të njëjtën datë, pra më 31.01.2018 i bën edhe dy raporte të tjera të rreme, me numrat 42/17 dhe 50/17 për udhëheqësit SHSTKK-së, më qëllim të kompromitimit moral e profesional të tyre dhe largimit nga puna.
Paradoksalisht nga organet drejtuese të TKK-së merret në përgjegjësi njëri nga viktimat, me tendencën për t’a larguar nga puna, por jo edhe përpiluesi i raportit të rremë Agon Myftari!
Këtë raport vlerësues që mbanë numrin 50/17, nëpërmjet të cilit Agon Myftari pa asnjë provë mbështetëse, u mundua t’a kompromitoi moralisht dhe profesionalisht njërin nder aktorët më kredibil që ka TKK-ja (që paraqet vlerë të verifikuar artistike të nivelit Evropian), Gjykata Themelore në Prishtinë, me datë 06.03.2018 me anë të aktgjykimit me numër C.nr 2488/18, jo vetëm që e hedhë si të papranueshëm, por në arësyetim konstaton se ky raport është i rremë, i pambështetur në asnjë provë, në kundështim me provat relevante dhe i motivuar nga inatët personale.
Por fatkeqësisht edhe pas këtij vendimi të gjykatës, ku sakt konstatohet keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit zyrtarë, Agon Myftari nuk dha llogari dhe në vend se të shkarkohet, lihet të vazhdoi mandatin deri në fund.
Faktikisht TKK-ja, duke pasur në krye të udhëheqjes artistike Agon Myftarin, i cili njëheresh ka qenë edhe kryetar i komisionit vlerësues, në të dy audicionet e konkurseve për pranimin e aktorëve të rinj në Ansamblin Rezident, ka bërë shkelje të Ligjit për Teatrot Nr 05/L-106, përkatësisht nenit 16 paragrafin 6 i cili thotë: “Anëtarë të këtij Komisioni duhet të jenë artistë me reputacion dhe kredibilitet profesional në fushën e teatrit”.
Pra çfarë kredibiliteti profesional mund të ketë një kryetar komisioni, si në rastin e Agon Myftarit të cilit paraprakisht i vertetohet plagjiatura, dhunon fizikisht aktorë brenda objektit të punës dhe sajon raporte vlerësuese të rrëme, të gjitha këto të konfirmuara me vendim gjykate..?
Prandaj, mos lejoni që të rivendoset në krye të udhëheqjes artistike të TKK-së ndonjë individ i tillë, që në mënyrë zingjirore do të skandalizonte thellësisht proceset nëpër të cilat merr pjesë, duke e kompromituar seriozisht institucionin që përfaqëson dhe kredibilitetin e tij.
Si përfundim, Agon Myftari duke dëshmuar nëpërmjet plagjiaturës së tij, paaftësisë për të qenë regjisor, por duke u shquar nga pasioni për të ardhur në shprehje me çdo kusht, pasi që Zoti nuk i’a dha dhuntinë për të qenë artist, u shndërrua në virus skenik, ku për katër vjet e helmatisi skenën e TKK-së, si kompenzim për aftësinë dhe autoritetin e munguar në art.
Kjo është arsyeja pse individë të tillë, që në esencë përfaqësojnë shëmtinë shpirtrore dhe artistike, nuk bën kurrësesi t’i lejojmë të menaxhojnë institucione skenike, për shkak se shëmtinë e tyre i’a bartin artit, duke i’a venitur bukurinë skenës.
Të nderuar për pjesën tjetër të të bëmave destruktive të këtij individi, nuk po zgjatemi se janë lëndë në proces trajtimi në polici, prokurori dhe gjykatë, prandaj po kursehemi të mos i përfshijmë brenda kësaj letre të hapur.
Në fund ndiejmë detyrim t’u a rivëjmë në dukje, se të gjitha këto që potencuam më lartë i përmendem, që nga shembuj të tillë të nxjerret mësim, se si duhet pasur kujdes në përzgjedhjet që bëjmë, duke mos e lejuar vetën të vëndosim në bazë të njoftësisë dhe interesave të ulta, por përzgjedhjen t’a bëjmë bazuar në parime të shëndosha, sepse në fund do të jemi përgjegjes para institucionit ku punojmë, të ardhmës, robit dhe Zotit.
Prandaj duke qenë shembull të sakrificës dhe luftës se pakompromis, për kthim të sundimit dhe respëktimi të ligjit, sistemit të vlerave dhe meritokracisë në TKK, ne si Shoqatë Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës bëjmë thirrje publike, që mos të lejoni përseritjen e gabimit të njëjtë edhe në këtë konkurs, por me dorë në zemer dhe përgjegjësi të lartë, të vendosni për më të mirin njëri dhe më të mirin artist ndër konkurentë, sepse ky teatër nuk i duron më mekatët ndaj tij dhe artistëve meritorë, që në mënyrën të denjë e përfaqësojnë këtë institucion.
05.06.2019