Tradita vazhdon…
Një prej gjërave me të cilat Kosova karakterizohet gjatë verës, janë dasmat, të cilat priten të bëhen gjatë këtyre muajve.
E në këto dasma shpesh marrin pjesë edhe fëmijët e vegjël nën moshën 3-vjeçare, të cilët rehatohen mjaft mirë në restorantet dasmore.
Këtë rehati ua jep djepi i cili i vë në gjumë, por ua bënë më të lehtë edhe nënave, të cilat mund të jenë më të lirshme për të marrë pjesë në vallëzimet tradicionale shqiptare me muzikën me volum të pakontrolluar.
Më poshtë mund të shihet një prej djepave të shumtë ku vihen fëmijët shqiptarë në gjumë, madje edhe në ahengje që mbahen nëpër restorante.