Nis edicioni i dytë i festivalit PAAF2019 në Kolegjin AAB
Prishtina Arst&Architecture Festival (PAAF2019), festivali i vetëm i studentëve në Kosovë do të nis që nga nesër me edicionin e dytë të tij në hapësirat e Kolegjit AAB.
Ky festival do të zgjasë për dy ditë radhazi 22-24 maj të këtij viti dhe ka për qëllim promovimin e veprave artistike të studentëve të pikturës, dizajnit grafik, dizajn mode, arkitekturë etj.
Sipas njoftimit të kolegjit AAB, festivali do të sjell program artistik për student, hapësira për ekspozita, projekte filmike dhe shumë punëtori të krijuara nga studentët e këtij kolegji.
Për më shumë detaje, shikojeni njoftimin e plotë: