10 shtetet me më së shumti jahte në botë
Bloomberg ka renditur 10 shtetet me më së shumti super jahte në botë në bregdetin e tyre.
SHBA zë vendin e parë, me 158 super jahte të numëruara në prill të 2019-ës, e ndjekur nga pas nga Italia, Spanja e Greqia.
Franca ka pasur rritjen më të madhe në numrin e super jahteve krahasuar me një vit më parë, me 29 super jahte më shumë.
Në anën tjetër, SHBA-ja e Australia ka pasur rënie në numrin e super jahteve.
Blomberg ka treguar se numërimi i Prillit 2019 përfshinë të gjitha jahtet që janë raportuar në 3 kilometra afër bregdetit të shteteve nga 15 deri 18 prilli 2019.
Super jahte llogariten vetëm ata që janë mbi 50 metra të gjatë.
Këto janë 10 shtetet me më së shumti super jahte në botë:
10 – Holanda – Numri i super jahteve në prill 2019 – 18
9 – Australia – 19
8 – Emiratet e Bashkuara Arabe – 22
7 – Monako – 41
6 – Bahamas – 45
5 – Greqi – 82
4 – Francë – 118
3 – Spanjë – 133
2 – Itali – 133
1 – SHBA – 158