Propozohet që në produktet serbe të vendosen edhe foto të gjenocidit serb në Kosovë! (Foto)
Një ide interesante për bojkotimin e produkteve serbe është dhënë nga një qytetar, një formë kjo e cila do të sensibilizonte më shumë konsumatorët kundër blerjes së produkteve serbe.
Afër flamurit identifikues ose origjinës së produktit, atyre të Serbisë tu vendoset edhe nga një foto me krimet serbe gjatë luftës në Kosovë.
Kjo ide e qytetarit që ka paraqitur me foto, është shpërndarë rreth 200 herë në Facebook duke pasuar shumë komente dhe reagime.
“Kisha propozu pervec flamurit edhe fotografi t’gjenocidit serb me kon’ afer, nuk mjafton’ veq flamuri ( ma t’vjetrit mujn me gabu flamurin me Sloveni, Slovaki, Rusi, Holande), thuhet në postimin e qytetarit. /FaktePlus