Kundërshtarët e idesë së korrigjimit, nuk kanë argumente
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati , tha se njerëzit që kanë kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufirit nuk kanë pasur argument.
Ai tha se ata që kanë kundërshtuar idenë e korrigjimit, nuk kanë argumentuar. “Ata janë patetizma, është për konsum të brendshëm dhe për zgjedhje lokale”.
Sipas tij më shumë po kundërshtohet ideja për shkak se ata që kanë kundërshtuar Thaçin, kanë dalë humbës nga beteja politike, transmeton (RTK3)
Kastrati tha se Samiti i Berlinit që u mbajt ditë më parë, nuk ka sjell risi sa i përket korrigjimit. “Jam i bindur se Samitit i Berlinit është organizuar për nevoja të BE-së, pra ka qenë qëllim që të qetësohet, për shkak të zgjedhjeve në BE. Samiti i Berlinit rrjedhimisht nuk ka sjellë asgjë”, tha ai. Kastrati tha se duhet të shikohet letrat e presidentit Trump, se cila është politika edhe kahja për Kosovën e Serbinë. Sipas tij pesë mijë njerëz në Karadak jetojnë në Kosovë e nuk kanë nënshtetës.