Fatmir Limaj: Takimet e Parisit dhe Berlinit nuk e zhvendosin rolin e BE-së në dialog
Fatmir Limaj, bashkëkryesues i delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë, ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të dialogojë në qoftë se Serbia nuk ofron njohjen.
Limaj në Zona B ka thënë se Kosova nuk duhet të largohet nga tavolina e dialogut, mirëpo nuk duhet të negociohet në qoftë se nuk ofrohet njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.
“Nëse Vuçiqi thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovës, s’kemi çka me negociu. Negociatat vazhdojnë vetëm nëse ka njohje”.
Limaj gjithashtu ka folur edhe për Samitin e Berlinit dhe atë të Parisit që pritet të mbahet në qershor.
Ai ka theksuar rëndësinë e rolit të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, përderisa ka theksuar se pa BE-në s’ka si të vazhdohet tutje.
“Angazhimi i Gjermanisë dhe Francës është lajm i mirë, tregon seriozitetin dhe përkushtimin e tyre për të ndihmuar zgjidhje në këtij problemi në ketë pjesë të rajonit”.
“Presim që SHBA-të ta kenë rolin e ndihmuesit dhe ky rol të fuqizohet. Kur flasim për SHBA-të nuk e përjashtojmë BE-në”.
“Takimet e Parisit dhe Berlinit nuk e zhvendosin rolin e BE-së në dialog”.
Limaj gjithashtu theksoi se në çfarëdo takimi biletaral Kosovë-Serbi do të jetë pjesë delegacioni shtetëror, përderisa sqaroi se takimet e krerëve shtetërorë të rajonit, si ai i Berlinit, janë normale dhe nuk janë negociata.