E puth në buzë nënën e tij, këngëtari sulmohet nga fansat
Këngëtari kolumbian Maluma është rrethuar së fundmi nga një lumë kritikash, për shkak të fotos që ai publikoi ku shfaqet duke u puthur me nënën e tij.
Ishte kjo mënyra e tij për t’i uruar së ëmës “Ditën e Nënës, mirëpo reagimet kanë qenë tejet të ashpra.
“Urime dashuria e jetës sime. Urime Ditën e Nënës, nëna ime”-ka shkruar Maluma krahas fotos.“Puthja e Malumas me nënën e tij duket shumë pasionante”-ka komentuar një prej ndjekësve të shumtë të tij.
Maluma nuk ka preferuar të reagojë. Përkundrazi, po shfrytëzon llogarinë e tij personale në “Instagram” për të promovuar albumin e tij të ardhshëm.