Rashica vendimtar në fitoren e Werderit (Video)
Edhe kur nuk shënon, Milot Rashica arrin ta ndihmojë skuadrën e tij, Werder Bremenin, në ndonjë mënyrë tjetër, këtë herë përmes një asisti.
Në ndeshjen e cila u zhvillua ndërmjet Hoffenheimit dhe Werder Bremenit, Milot Rashica e asistoi golin e vetëm në këtë takim, të cilin e konkretizoi në gol Johannes Eggestein.
Rashica ka shkëlqyer këtë sezon me Werder Bremenin, veçanërisht gjatë këtij viti kalendarik. Në 24 paraqitje, ai ka arritur t’i shënojë tetë gola dhe t’i asistojë katër të tjera.