U tha se në vjedhjen e 900 mijë frangave u përfshi edhe një zyrtare e ambasadës, MPJ sqaron rastin
Gjatë ditës së sotme është arrestuar në Zvicër reperja kosovare Loredana Zefi, nën akuzat për vjedhjen e 900 mijë fragave zvicerane. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, reperja kosovare thuhet se ua ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar, ndërrim të identitetit dhe në fund edhe i kishte kërcënuar. Derisa 200 mijë franga ia kishte marrë vëllai i saj.
Po ashtu, për përfshirjen në këtë skandal, u raportua se autoritetet zvicerane janë duke e hetuar edhe përfshirjen e një femre me inicialet B.Z., bashkëshorte e vëllait të reperes Loredana Zefi.
Sipas raportimeve, ajo po dyshohet se i ka fshehur të gjitha ankesat që Patricia Hyenen i kishte dërguar në e-mailin zyrtar të Ambasadës së Kosovës në Zvicër për këtë rast.
Por, këtë lajm e ka mohuar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi. Ajo në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, ka thënë se nuk është e vërtetë përfshirja e zyrtares së ambasadës në këtë skandal.
“Lajmi nuk është i vërtetë, asnjë zyrtar i Ambasadës tonë nuk është i përfshirë në skandalin në fjalë”, tha Vuniqi për FaktePlus.
Megjithatë, vet Loredana Zefi, para se të arrestohej ishte kontaktuar nga gazeta zvicerane “20 minuten”, e cila e kishte pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z., të cilët e akuzuan për vjedhjen e tyre, por nuk e kishte pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre.
Loredana kishte thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë.
Loredana u citua të kishte thënë “Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjeshtë nuk duhet t’i besoni të gjithëve”.
Mirëpo, “RapUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana Zefi është liruar.
“Informata të reja për lëndën e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, është lëshuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”. /FaktePlus