Kadri Veseli flet për udhëtimin e tij, thotë se s’ka ftesë nga Haga
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se lajmin për intevristimin e tij nga Gjykata Speciale nuk është i vërtetë.
“Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale”, ka thënë Veseli Klan Kosova.
Kreu i Kuvendit e ka quajtur të pavërtetë lajmin se ai do të intervistohet nga Specialja, duke thënë se po të ftohet do ta bënte publike.
“Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet”, theksoi ai.
Ai ka thënë se për këtë udhëtim të papritur, arsye është çështja e doktoraturës.
“Kur të vijnë ftesat ne do t’i bëjmë publike dhe do t’u përgjigjemi në mënyrë të denjë. Ne nuk e dimë se pse po bëhen këto spekulime. Nuk kam ftesë nga Gjykata Speciale dhe nuk jam duke shkuar në Hagë. Jam në një udhëtim jashtë vendin në Lubjanë, konkretisht për çështje të doktoraturës. Relevante është fakti a ka ftesë apo jo – nuk ka ftesë”, u shpreh ai. /FaktePlus