BBC shkruan për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria
Mbrëmë në orët e vona të natës janë kthyer nga Siria në Kosovë 110 kosovarë.
Për këtë çështje ka shkruar edhe gjiganti mediatik, BBC.
“Grupi përmbante 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra që dyshohet se kanë luftuar në ISIS – të njëjtën u arrestuan. Ata u kthyen me ndihmën e ushtrisë amerikane”, thuhet në shkrim.
Çështja e riatdhesimeve është bërë e dukshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtete tjera që nga rënia e ISIS-it, jo vetëm në
“Është organizuar një operacion i rëndësishëm dhe i ndjeshëm në të cilin qeveria e Kosovës, me ndihmën e [SHBA], ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria,” tha të shtunën ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, shkruan BBC.
“Ne nuk do të ndalemi derisa t’i sjellim të gjithë në vend, dhe kushdo që ka kryer ndonjë krim ose ka qenë pjesë e këtyre organizatave terroriste do të përballet me drejtësinë”.