Lëngu i kësaj perime që kuron prostatën, rekomandohet edhe nga mjekët
Brokoli njihet për vetitë shëndetësore që posedon, e kohëve të fundit i është zbuluar edhe një tjetër – ajo e kurimit të prostatës përmes lëngut të tij.
Receta me brokoli, me të cilën do t’ju njohim më poshtë nuk ka efete anësore. Përmes kësaj përzierje do t’iu ulet niveli i yndyrës në trup, dhjamërat do t’ju shkrihen, niveli i insulinës në gjak do të jetë në nivel, mëlçia do t’ju pastrohet, stomaku do të qetësohet, rrugët urinare do t’ju pastrohen, derisa përfitimi për prostatën është i shumëfishtë, transmeton lajmi.net.
Nevojiten vetëm 21 ditë terapi, përpara se ta shëroni problemin me prostatën.
Receta: Në mbrëmje 250 – 500 gr brokoli të freskët, prijeni në copa të vogla dhe e fusni në një enë me 1 litër ujë, i cili sa ka filluar të vlojë. Lëreni të ziejë brokolin për 4-5 minuta. Lëngun e zier nga brokoli e kulloni dhe fusni në frigorifer, në shishe xhami, që të ftohet. Të nesërmen në mëngjes, 20 minuta para se ta hani mëngjesin, pini 0.5 l dhe pjesën tjetër prej 0.5 l, pijeni 20 minuta para se të hani darkën.
Brokolin e zier edhe mund ta hidhni, por mirë është që ta përdorni për supë, ose ta hani me perime tjera si ushqim.
Trajtimi zgjat 21 ditë, siç u cek më lart dhe ndahet në tri etapa:
Pjesa e parë, për 7 ditë duhet të pini nga 1 litër lëng brokoli, i përgatitur si më lart, pastaj bëni 3 ditë pauzë.
Pjesa e dytë, prapë për 7 ditë tjera pihet çdo ditë nga 1 litër nga ky ujë i zier me brokoli dhe prapë bëni pauzë për 3 ditë.
Pjesa e tretë dhe e fundit, prapë pihet çdo ditë nga 1 litër nga ky ujë i zier me brokoli dhe pas 7 ditësh, kryhet kura.
Vërejtje: Gjatë tërë trajtimit nuk duhet t’i konsumoni pijet alkoolike, pije të gazuara, kafenë apo speca djegës. Kjo kurë nuk rekomandohet për pacientët me HASHIMOTO.