Koreja e Veriut teston armë të reja taktike
Koreja e Veriut thotë se ka testuar një armë të re “të drejtuar taktike” me një “raketë të fuqishme”, testi i parë i tillë pasi bisedimet midis Donald Trump dhe Kim Jong-un përfunduan pa marrëveshje.
Media shtetërore koreane dha disa detaje, por analistët thonë se kjo nuk ka të ngjarë të jetë një kthim në testet e raketave me rreze të gjatë që shihen si një kërcënim për SHBA, njofton Klan Kosova.
Një test i ngjashëm nëntorin e kaluar shihej si një përpjekje për të ushtruar presion ndaj SHBA-ve.
Ka pasur pak përparim në bisedimet bërthamore që nga samiti i fundit.
Në shkurt, Donald Trump dhe Kim Jong-un u takuan në kryeqytetin vietnamez të Hanoi për të diskutuar deneuklarizimin por diskutimet u ndërprenë dhe të dy liderët u larguan papritmas.
Armët taktike janë të dizajnuara për përdorim ofensive ose mbrojtëse në distancë relativisht të shkurtër me pasoja relativisht të menjëhershme. /FaktePlus