Alarmi i zjarrit në Notre Dame u ndezë 23 minuta para se flaka të dilte nga kontrolli
Detaje të reja për zjarrin që shkatërroi një pjesë të madhe të katedrales Notre Dame në Paris.
Stafit në katedralen e Notre Dame iu nevojitën 23 minuta për të zbuluar zjarrin që shkatërroi një pjesë të madhe të saj.
Prokurori i Parisit Remy Heitz tha se punëtorët nuk ishin në gjendje të gjenin zjarrin e tërbuar pas një alarmi që ishte ndezur në orën 6.20.
Ishte vetëm derisa një alarm i dytë u ndez në orën 6.43 që flaka katastrofike u zbulua në kulm gotik, shkruan “The Sun”.
Ndërsa flakët më në fund u shuan pas tetë orësh, prokurorët në Paris filluan një hetim penal për shkak të ferrit të krijuar.
Prokurori publik Heitz tha se zjarri në katedralen 850-vjeçare ka të ngjarë të ketë qenë rezultat i një aksidenti dhe nuk kishte asnjë shenjë se ajo ishte nisur me qëllim.