Hahn tregon se çfarë ka biseduar në takim me Presidentin Thaçi
Johanes Hahn, Komisionari për Zgjerim nga Bashkimi Evropian, ka treguar se për çfarë ka biseduar sot me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e tyre në Bruksel.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hahn ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë folur rreth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimit të Bashkimit Evropian lidhur me taksën që ka vendosur Kosova ndaj produkteve të Serbisë.
“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa që e ka vendosur Kosova duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar Hahn.