Shkencëtarët prezantojnë për herë të parë zemrën artificiale
Shkencëtarët në Izrael kanë prezantuar të hënën një printim 3D të një zemre me inde dhe enë gjaku njerëzore.
Ky zbulim po cilësohet një “përparim i madh mjekësor” që po ndodhë për herë të parë.
Kjo sipas tyre është mëse e nevojshme në mundësitë e transplantimit të zemrës.
Zemra e cila ka madhësinë e zemrës së një lepuri, shënohet si herë e parë e dikujt që ka bërë me sukses një printim duke shtypur një zemër të plotë të mbushur me qeliza dhe enë gjaku, ka thënë udhëheqësi i projektit Tal Dvir.