Hamza: Niveli i papunësisë në Kosovë është 30 për qind më i ulët
Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza, ndodhet këto ditë në Uashington në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Hamza flet rreth parashikimeve të raportit më të fundit të BB-së mbi rritjen ekonomike të Kosovës, nivelin e papunësisë apo ndikimin në buxhet të disa vendimeve të qeverisë që lidhen me pagat në institucionet publike apo rritjen e pagesave në kuadër të skemës së ndihmës sociale.
Hamza thotë se niveli i papunësisë në Kosovë është më i ulët sesa 30 për qind, shifër kjo e raportuar nga Banka Botërore. Ai tha se nga pikëpamja e logjikës matematikore e profesionale kjo është e pamundur, në kushtet e një rritjeje rritja ekonomike mbi 4 për qind, shtimit të numrit të ndërmarrjeve të reja të regjistruara dhe kur nuk ka zvogëlim të numrit të vendeve të punës në sektorin publik.
Ministri i Financave të Kosovës gjatë një interviste për Zërin e Amerikës flet edhe mbi problematikën e krijuar në vend për shkak të largimit të punonjësve të kualifikuar për të punuar me kontrata të ligjshme në vende perëndimore. Sipas tij përballja me vende me standarde të larta e bën të vështirë për Kosovën të jetë konkurruese në tregun e punës.
Hamza trajton dhe ndikimin që ka pasur në buxhetin e shtetit vendosja e tarifës ndaj mallrave serbe në masën 100 për qind. Ai tha se nga pikëpamja ekonomike asnjë nga vendet nuk ka fituar dhe se Serbia ka humbur tregun e Kosovës. /FaktePlus