Gjirafës së vogël në Zvicër ia lënë emrin “Qendrim”
Qëndrimi, i biri i gjirafës 10 vjeçe që ka emrin Kianga, në momentin e lindjes ka peshuar 71 kilogramë. E babai i Qendrimit të sapo ardhur në jetë është Xamburu, po ashtu 10 vjeç.
Lindja ashtu si dhe ikja nga jeta e kafshëve në kopshtet zoologjike në Zvicër zakonisht bëhen ngjarje mediatike, të cilat kanë interes të madh në popullsi.
Kështu ka ndodhur edhe me lindjen e një gjirafe në Kopshtin Zoologjik të Bazelit.
Gjirafa e vogël ka ardhur në jetë më 27 mars të këtij viti, ndërsa mediat lokale të Bazelit këtë njoftim e bëjnë e kanë publikuar ditën e djeshme duke treguar edhe emrin e kafshës simpatike e paqësore.
Dhe ky emër për befasinë tonë është: “Qendrim”. Nuk dihet motivi për pagëzimin me këtë emër, por gjithçka lë të kuptohet se bëhet fjalë për emrin e njohur shqiptar, Qëndrim.
Siç ka bërë të ditur kopshti zoologjik në një njoftim për media, të përcjellë nga telebasel, Qëndrimi, i biri i gjirafës 10 vjeçe, Kianga, në momentin e lindjes ka peshuar 71 kilogramë. E babai i Qendrimit është Xamburu, 10 vjeç.
Që nga momentet e para të ardhjes në jetë, Qendrimi është treguar i fuqishëm. Ai është ngritur në këmbët e veta vetëm gjysmë ore pas lindjes. Nuk ka shkuar as një orë e plotë deri në momentin kur ai ka filluar të thithë në gjirin e nënës.