57-vjeçarja që ka fjetur me 200 burra, tregon cila moshë është më e mirë në shtrat
Një 57 vjeçare e cila fjeti me më shumë se 200 burra, ka thënë se meshkujt nën 30 vjeç, janë çelësi i rinisë.
Që prej divorcit të saj të dytë në vitin 2010, Gaynor Evans, ka pasur lidhje me më shumë se 200 burra të rinj. E gjitha filloi kur 57 vjeçarja kishte një marrëdhënie me një 23 vjeçar.
Ajo thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet, pavarësisht se është gjyshe. Nëna e katër fëmijëve, pretendon se familja e saj e ka përkrahur, pavarësisht faktit se disa prej burrave me të cilët ka pasur lidhje, janë më të rinj se fëmijët e saj, transmeton Klan Kosova
“Nuk turpërohem. Është një zgjedhje e jetës time me të cilën jam e lumtur. Dëshira ime seksuale kurrë nuk ka humbur dhe unë jam duke u takuar me tre burra në këtë moment”.
Gaynor beson se meshkujt po e mbajnë atë të re.“Ndonëse jam gati 60 vjeçare, ndihem sikur 30”, tha ajo./FaktePlus