Shega ndihmon kundër Alzheimerit
Përbërësi i quajtur punicalagin, që njëherësh është polifenol, ndikon në ngadalësimin e shfaqjes së simptomave.
Hulumtuesit në Britani të Madhe kanë zbuluar që një përbërës i shegës mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe të Parkinsonit.
Përbërësi i quajtur punicalagin, që njëherësh është polifenol, ndikon në ngadalësimin e shfaqjes së simptomave si dhe zvogëlon pezmatimet, të cilat shoqërojnë këto sëmundje.
Tani shkencëtarët nga Universiteti i Hadersfilldit në Britani kanë filluar fazën e hulumtimeve për zhvillimin e ilaçit që do të trajtonte neuro-pezmatimin. Tashmë është e ditur se përbërësit që gjendet në shegë kanë veti të shumta mbrojtëse për shëndetin tonë, prandaj konsumojeni sa të mundeni.