Trajneri i Bullgarisë e vlerëson lart Kosovën, për dallim nga deklarata e trajnerit danez
Trajneri i Bullgarisë e ka parë Kosovën ndaj Danimarkës, deklarata e tij dallon si ‘nata me ditën’ me atë të danezëve. Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev, është njoftuar mirë me Kombëtaren e Kosovës.
Pas barazimit 1:1 të Bullgarisë me Malin e Zi, Hubchev ka zbuluar se e ka parë miqësoren, Kosovë – Danimarkë, 2:2.
“E kemi analizuar Kosovën, e kemi parë atë, e pamë ndaj Danimarkës, kanë një ekipë shumë serioz”, ka thënë Hubchev në konferencë pas ndeshjes.
Trajneri bullgar ka veçuar 25 minutat e fundit të ndeshjes, kur Kosova shënoi për 2:1.
“Ata treguan karakter në 20-25 minutat e fundit”, shtoi Hubchev.