Grupi i Shtetit Islamik humbi edhe territorin fundit, thonë forcat e mbështetura nga SHBA
Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA thonë se kalifati pesëvjeçar i grupit të Shtetit Islamik ka mbaruar pasi militantët humbën territorin e fundit, të ciline kishin nën kontroll në Siri.
Luftëtarët e SDF kanë ngritur flamuj të fitores në Baghuz, bastionin e fundit të grupit xhihadist.
Në lartësinë e saj, ISIS (Shteti Islamik) kontrollonte 88,000 km katrore (34,000 milje milje) tokë që shtrihet përgjatë Sirisë dhe Irakut, shkruan BBC, raporton FaktePlus
Por pavarësisht nga humbja e territorit, grupi shihet ende si një kërcënim i madh global për sigurinë.
ISIS ruan një prani të sah në rajon dhe ka bashkëpunëtorë në disa vende të tjera si Nigeria, Jemeni, Afganistani dhe Filipinet.
Aleanca SDF filloi sulmin e fundit ndaj militantëve të grupit të ‘Shtetit Islamik” në fillim të marsit, ndërsa militantët e mbetur u fshehën në fshatin Baghuz në Sirinë lindore.
Aleanca u detyrua të ngadalësonte ofensivën e saj pasi doli se një numër i madh i civilëve të cilët ishin gjithashtu atje, duke u strehuar në ndërtesa, tenda dhe tunele.
Shumë luftëtarë të ISIS kanë braktisur Baghuzin, por ata që kanë qëndruar kanë bërë rezistencë të ashpër, duke vendosur bomba vetëvrasëse dhe bomba makine.
“Forcat Demokratike të Sirisë deklarojnë eliminimin total të ashtuquajtur kalifat dhe humbjes territoriale 100% të ISIS shkroi Mustafa Bali, kreu i zyrës së medies të SDF.
“Në këtë ditë unike, ne përkujtojmë mijëra martirë, përpjekjet e të cilave bënë të mundur fitoren”.
Presidenti i SHBA Donald Trump premtoi në fund të vitit të kaluar se ISIS do të mposhtet, duke njoftuar edhe planet për tërheqjen e trupave amerikane, një veprim që alarmoi aleatët dhe shkaktoi dorëheqjen e zyrtarëve të lartë. Shtëpia e Bardhë ka thënë që disa forca amerikane do të mbeten në rajon, raporton FaktePLus
Presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti njoftimin e SDF, duke thënë se një “rrezik i madh për vendin tonë është eliminuar”.
ISIS është fomruar nga al-Kaeda në Irak, pas pushtimit të Irakut nga SHBA më 2003.
Rënia e Baghuzit është një moment i rëndësishëm në fushatën kundër IS. Qeveria e Irakut shpalli fitore kundër militantëve në vitin 2017.
Por grupi nuk është i mundur. Zyrtarët amerikanë besojnë se ISIS mund të ketë 15,000 deri në 20,000 adhurues të armatosur aktivë në rajon.
Edhe pse humbja e saj në Baghuz ishte e afërt, ISIS lëshoi një regjistrim audio të zjarrtë, me sa duket nga zëdhënësi i saj Abu Hassan al-Muhajir, duke pohuar se kalifati nuk kishte përfunduar.
Vendndodhja e udhëheqësit të përgjithshëm të grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, nuk dihet. Por ai ka shmangur kapjen, edhe tashmë i kanë mbetur pak vende për t’u fshehur./FaktePlus