FSK dhe KFOR-i intervenojnë në Hajvali
Njësiti për deminim i FSK-së dhe ai i KFOR-it kanë intervenuar në fshatin Hajvali të Prishtinës, me ç’rast edhe i kanë larguar pa ndonjë incident disa mjete të dyshimta shpërthyese.
Gjetjen e këtyre mjeteve të municionit e ka raportuar fillimisht në polici rreth orës 14:30 një shqiptar nga Hajvalia.
“Ankuesi shqiptar ka raportuar se përderisa ishin duke u zhvilluar disa punime nga një kompani ndërtimore, kanë hasur në disa mjete të dyshimta shpërthyese. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetet pa ndonjë incident”, njofton policia.
Nga ky rast nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, ndërsa autoritet nuk kanë treguar se si kanë mbetur aty mjetet e dyshimta shpërthyese./FaktePlus