Shihni si doktoresha luan Ludo teksa e kontrollon pacientin
Njëra nga lojërat on-line nga më të famshmet aktualisht e quajtur Ludo, duket se ka “infektuar” mjekët, të cilët nuk ngurrojnë të luajnë edhe në orar të punës e derisa kontrollojnë pacientët.
Njëjtë ka ndodhur edhe sot gjatë ditës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Gjakovës, ku një mjeke shihet duke shkruar diagnozën për pacientin, e anash saj edhe telefoni i saj aktiv dhe loja Ludo.
Duke dashur të mbetet anonim, lexuesi ka treguar se kishte shkuar për të marrë injeksion në kohën kur edhe u detyrua të fotografojë mjeken teksa luante gjatë orarit të punës lojën Ludo.