Detajet e policisë për vrasjen në Gjakovë
Policia e Kosovës ka treguar gjatë ditës së sotme se si ka ndodhur vrasja dhe plagosja gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30, me ç’rast një person ka plagosur me armë zjarri dy meshkuj.
“Viktimat janë dërguar në emergjencë nga familjarët dhe pas një kohe njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për këtë rast, njësitet policore kanë arrestuar dy të dyshuar shqiptarë, si dhe kanë konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus