Hoxha:Vendet e BE-së po na dërgojnë çdo ditë kërkesa për heqje të taksës
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka thënë se në zyrën e saj çdo ditë po vijnë kërkesa nga vendet e Bashkimit Evropian, për tërheqjen e taksës ndaj produkteve serbe.
Hoxha bëri këto deklarata deri sa po raportonte sot para deputetëve në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
“Ne në ministri kemi kërkesa nga vendet e Bashkimit Evropian, që në mënyrë zyrtare kërkojnë të hiqet taksa”, ka thënë Hoxha.
Në këtë rast, ministrja Hoxha ka shtuar gjithashtu se BE-ja u ka bërë të ditur se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, por janë duke pritur pasi që Bashkimi Evropian është në provat e zgjedhjeve dhe ata nuk duan të japin argumente.
Gjatë ditës së sotme në Komisionin për Integrime Evropiane ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka raportuar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA).
Mandej do të shqyrtohet Projektligjin nr.06/L-081 për qasje në dokumente publike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së./FaktePlus