Presidenti nuk falë dënimin e asnjë gruaje
Disa ditë para festimeve të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaci ka nxjerr dekret për faljen e burgut të gjashtë personave të cilet ishin në vuajtje të dënimit.
Sipas këtij dekreti, saktësohet se të dënuarve u janë falur nga gjashtë muaj, dy dhe tri vite derisa për dy të dënuar nuk saktësohet koha që u është faluar.
Por në mesin e të falurve nga presidenti Hashim Thaci nuk ka asnjë grua që është në vuajtje të dënimit.
Personave të dënuar i falen dënimet si në vijim:
Agrush Ramiz Kuci, i lindur në Kacanik me 27.05.1967, duke mbajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë, i falen dy vite.
Islam Nexhat Jonuzi, i lindur në Prizren me 20.04.1974, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, i falet pjesa e mbetur e dënimit
Agdi Qazim Krasniqi, i lindur në Kamenicë me 03.03.1983, duke mbajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, i falen tre vite.
Liman Sefedini Leci, i lindur në Kamenicë me 12.06.1987, duke mbajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, i falen gjashtë muaj.
Petrit Xhafer Ahmetaj, i lindur në Decan, me 04.08.1982, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i falen tre vite.
Hysni Xhavit Fejza, i lindur në Skenderaj me 11.04.1989, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i falet pjesa e mbetur e dënimit.