Kapen tre persona duke kaluar ilegalisht kufirin
Njësitet kufitare të Policisë së Kosovës kanë kapur tre persona në dy raste të ndara duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë – Shqipëri.
Personat në fjalë janë shtetas të Shqipërisë dhe janë zënë duke kaluar afër pikës kufitare në Vërmicë.
Rasti i parë i arrestimit së një personi ka ndodhur dje rreth orës 12:00, kurse dy të tjerë janë arrestuar pasi tentuan të kalonin ilegalisht kufirin rreth orës 23:30.
“Të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Ata po tentonin të kalonin ilegalisht afër pikës kufitare në Vërmicë”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit e arrestuar në të dyja rastet pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet kompetente./FaktePlus