Vrasje e rëndë në Ferizaj, policia jep detajet e rastit
Një person është vrarë në orët e mesditës në Ferizaj, përkatësisht afër Stacionit të Autobusëve.
Agim Gashi nga Policia në Ferizaj ka konfirmuar për media se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 te rrethrrotullimi afër stacionit të autobusëve. Në vendin e ngjarjes ka pësuar një person i moshës 25-30 vjeçar. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Janë duke u bërë hetimet e prokurorit dhe të njësive tjera relevante”, ka thënë Gashi.