Gjilanasi kërcënon prindin
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi nga qyteti i Gjilanit, pasi ai kishte ushtruar kanosje e dhunë ndaj anëtarëve të familjes.
“Dje pasdite rreth orës 16:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte kanosë babanë e tij viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus