Caktohen çiftet për çerekfinalet e Kupës FA, përballë dy kosovarë
Manchester United ishte skuadra e fundit që iu bashkua 7 skuadrave paraprake, për të kompletuar 8 skuadrat e fundit që kanë mbetur në këtë garë.
Pas tërheqjes së shortit, ajo që tërheq vëmendjen për futbolldashësit nga Kosova, është ndeshja Swansea – Manchester City, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje mund të kemi mundësinë që të shohim përballë njëri tjetrit dy reprezentuesit e Kosovës, Bersant Celina (Swansea) dhe Arijanet Muric (Man City).
Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha çiftet e caktuara për fazën çerekfinale të Kupës FA.
Swansea vs. Manchester City
Watford vs. Crystal Palace
Wolves vs. Manchester United
Millwall vs. Brighton