Vuçiq: Kur është fjala për Kosovën, unë luftoj si një luan!
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë, në fund të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, se është më me rëndësi se të gjithë e kanë kuptuar se sa është atmosfera e rëndë kur bëhet fjalë për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Sipas tij, ishte me rëndësi se politikanët botëror në Munih kanë dëgjuar se “cila është e vërteta” dhe përgjigjja e Serisë në atë se çfarë Prishtina iu flet partnerëve të huaj.
“Ju keni lajme të panumërta të rreme, se si ne atje rrimë, hamë e pimë mirë.. Jo, atje është një luftë e rëndë. ndoshta kam gabuar diçka në panel, por kam luftuar për Serbinë sikur luan”, ka thënë Vuçiq.
Ai në këtë rast është ankuar se nuk po gjen askënd që ta përkrahë për Kosovën dhe faktin se nëpër organizime të ndrsyhme snjëherë nuk lejojnë që grekët, spanjollët apo sllovakët t’i udhëheqin bisedimet.
“Kështu ne luftojmë për Serbinë çdo ditë. Kur më thërrasin në Bruksel, e di se nuk më thërrasin për diçka të mirë, gjithmonë i kam kundër vetes ata të cilët pretendojnë se Kosova është shtet, dhe nuk kam askënd të më përkrahë, madje edhe ndërmjetësuesit e kanë njohur Kosovën, ata asnjëherë nuk lejojnë që grekët, spanjollët apo sllovakët t’i udhëheqin bisedimet tona, por vetëm vendet më të mëdha të BE të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ankohet Vuçiq.
“Për mua ishte me rëndësi që njerëzit të dëgjojnë edhe qëndrimin ndryshe”, shton ai.